Erion Veliaj pritet në Capitol Hill nga Kryetari i Senatit Amerikan, Senatori Chuck Schumer

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pritur në Capitol Hill, nga kreu i shumicës së Senatit Amerikan, Chuck Schumer (Sen Schumer).

Kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar atij edhe një fanellë të kombëtares shqiptare, ndërsa e falënderon atë për vëmendjen që i kushton komunitetit shqiptar në shtetin e New York-ut dhe më gjerë.

“Ishte një nder i madh të takoja kreun e shumicës së senatit Sen Schumer në Capitol Hill. Ai është një golashënues i vërtetë në futboll – numri 10 në futboll- për problemet e komunitetit, veçanërisht për komunitetin Shqiptar në shtetin e New York-ut dhe më gjerë. Jemi krenarë ta kemi mik dhe aleat”, thekson Veliaj në postimin në rrjete sociale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

Po kështu kryebashkiaku i Tiranës u prit edhe në Institutin Kombëtar Demokratik në Uashington.Ai diskutoi se si qytetet tona mund të luajnë një rol më të rëndësishëm për rininë, teknologjinë dhe angazhimin në demokraci, siç po bëhet me TUMO Tirana. Në fund ai shkruan :”Faleminderit mikut tim, Derek Mitchell, për mikpritjen dhe interesin e madh për promovimin e Ballkanit Perëndimor”

Fotot: Kur takon e shumicës së Senatit Amerikan, Chuck Schumer (Sen Schumer).

Në foto: Gjatë takimit në Institutin Kombëtar Demokratik në Uashington

Takimet e ditës së djeshme janë si me poshtë:

 

Në foto: Me Senatorin Mitt Romney

Në foto: Me kongresmenin Ritchie Torres

SHKARKO APP