Erion Veliaj: Teatri i ri Kombëtar do ndërtohet me para publike dhe jo me PPP

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh në fjalën e tij se kjo vepër do të ndërtohet me paratë e buxhetit dhe jo me partneritet.

Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor.

Kur e nisëm këtë debat ishin me opinione të ndryshme. Por sot kemi dakordësinë që Teatri do të jetë në tokën e vet. Sot kemi rënë dakord që Teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka që ka ndodhur këtu ka ndodhur më parë edhe në vendet e tjera. Sot kemi konsensusin më të madh të aktorëve dhe të arkitektëve. Vendi ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu sic janë bërë shumë vepra të tjera”, theksoi ndër të tjera Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?