Erion Veliaj: Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit
Në shtator, 650 nxënës të zonës së Qesarakës dhe Freskut do të hyjnë në shkollën e re. Veç klasave të reja, shkolla do të ketë 6 laboratorë, palestër dhe terrene të jashtme sportive, me të njëjtën cilësi si në të gjtiha shkollat e ndërtuara në Tiranë.
Për kryebashkiakun Erion Veliaj, ky gjimnaz do të ulë mbingarkesën në shkollat e tjera të zonës. “Shkolla do i shërbejë Freskut, IKV-së, një pjese të Kinostudios, zonës së Teleferikut, të Qesarakës dhe Linzës. Në fillim sollëm shërbimet e njësisë administrative më pranë qytetarit, pastaj çerdhen dhe kopshtin, që më rezultojnë histori suksesi në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Shkolla e re “17 Shkurti”, që u dëmtua nga tërmeti, po rindërtohet nga e para, e në shtator do të kemi edhe këtë gjimnaz fantastik”, tha ai.
Veliaj nënvizoi se falë shkollave të reja, Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit.