Erion Veliaj: Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor

Për 3 ditë me radhë Tirana është kthyer në qendrën e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, ku 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia organizuan konkursin më të madh pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend. Gjatë sfidës 3-ditore mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë mbështetën sipërmarrësit në sfidat e tyre për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë dhënies së çmimit ekipit “Biovir” që u shpall fitues i kësaj gare, ka deklaruar se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë sot e ardhmja e Ballkanit pa kufij.

“Kur shumë njerëz flasin për atë që quhet “Ballkani i hapur”, ose “Ballkani pa kufij”, “Ballkani 2030”, në fakt e vetmja gjë që kam parasysh, është kjo fotografi, sepse kjo është pjesa më e mirë e Ballkanit nga gjithë gjindja jonë kudoqoftë, në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë, në Shkup, në Beograd, në Sarajevë, kjo është pjesa më e mirë e Ballkanit. Nëse ne duam të bëjmë një shoqëri të hapur në lagjen tonë, në komshillëkun tonë, kjo është pjesa që mund ta bëjë më mirë, çuna dhe goca që kanë idetë, që kanë inovacion, që bashkëpunojnë pa paragjykim dhe që mund të çojnë përpara aspiratat që një brez përpara nesh nuk mund ta bënte dot,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

SHKARKO APP