Erioni ndërton ca shtëpi, por Arben Ahmetaj ndërton për vete apo për banorët?!

Dje kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inauguroi dy shtëpi të reja për banorët e Tiranës. Dhe po punon, por çfarë bën qeveria qendrore e cila ka dhe një ministër për këtë punë? Në Durrës, Laç, Shijak e Thumanë shkojnë për show, por njeri brenda nuk po hyn akoma, ndonëse kryeministri kishte premtuar se për Vit të Ri do jeni brenda në shtëpitë e reja.
U dhanë qindra milionë euro nga BE dhe shtetet mike për rindërtimin nga tërmeti, por vetëm propogandë dhe hapin ca themele, ndërkohë ndërtesat po vonojnë.
Janë me qindra e qindra familje që presin, por vetëm shikojnë Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn që bëjnë xhiro me ERTV pas vetes.
Ndërkohë dje kryebashkiaku Erion Veliaj mori përdore kryeministrin duke i thënë “merre çelësin ti dhe dil në TV!”.  Kryeministri me një çelës të Bashkisë krenohej se sikur po bën namin për familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Pas ceremonisë për dy shtëpi të reja, Erion Veliaj ka postuar shënimin dhe videon e mëposhtëme:
“Zall- Herr, Tiranë – Pranë familjeve që vazhdojnë të kthehen në shtëpitë tyre, pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, ku humbën gjithçka teksa sot kanë shtëpi më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që humbën
*familjet e Luan Kaceli e Alfred Kodra do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re dhe muaj pas muaji, deri në pranverë do të jenë ndërtuar krejt banesat individuale në rrethinat e Tiranës” (E. Veliaj)

SHKARKO APP