LSI, Erisa Xhixho: Duhet opozitë e fortë dhe jo fasadë
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, shprehet se në situatën ku ndodhet vendi, duhet një opozitë të fortë.
“Mendoj që sot, duke pasur këtë mazhorancë me shumë pushtet, vendit i intereson një opozitë e fortë dhe propozime konkrete. Ky është interesi konkret”, u shpreh Erisa Xhixho në A2 CNN.
Edhe kur vjen fjala te reformat që PD kërkon të nisë në Parlament, Xhixho thotë se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë, duke marrë shembull çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.
“Një thellim i kësaj analize që padyshim duhet të vazhdojë, që të mos bëjmë reforma në letër që nuk zbatohen, si marrëveshja e 5 qershorit, të cilat u deformuan me forcën e kartonit nga kjo mazhorancë. Do të duhet të kemi një reformë që i reziston kohës. Pa një skaner të asaj që ndodhi më 25 prill, ne nuk mund të avancojmë.
KOHA JONË SONDAZH

