Erisa Xhixho: Ky është kryeministri ynë antishqiptar! (VIDEO)

 

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka publikuar videon e kryeministri Edi Rama dje në Shkodër, ku i bën thirrje biznesit të marrë punëtorë të huaj nga Bangladeshi dhe India dhe jo shqiptarët, të cilët sipas tij janë dembelë dhe thashethemexhinj.

“Ky është kryeministri ynë antishqiptar!!! Në kulmin e krizës ekonomike ku papunësia është në qiell kryeministri bën thirrje për zëvendësimin e shqiptarëve me punëtorë nga vende të botës së tretë, krah pune më i lirë dhe jo i shqiptarëve. Me keq s’ka!”,- shkruan Erisa Xhixho në një postim në Facebook.

SHKARKO APP