Eriselda Sefa zgjidhet në krye të bashkisë së Lushnjës

Eriselda Sefa do të jetë kryetarja e re e Bashkisë Lushnje, pas votimit të 34 anëtarëve të pranishëm, me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 abstenim.

Kjo situatë e jashtëzakonshme vjen pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të sy fshatrave.

Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga gara pasi sipas tij duke pasur pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk mund ta kryejë funksionin e kryetarit të bashkisë Lushnje.

Pas tërheqjes së Nushit këshilli vendosi që të kryhet votim i fshehtë për nënkryetaren Eriselda Sefa me tre opsione pro kundër dhe abstenim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?