Erjon Bogdani: Pas 20 viteve në krye të futbollit shqiptar, ka ardhur koha që Duka të largohet
Sulmuesi i famshëm, ish-futbollisti i kombëtares Erjon Bogdani, duke folur për herë të parë mbi këtë temë në një intervistë për emisionin “Sport News” tha se ka ardhur koha për ndryshim pas 20 vitesh ku Federatën Shqiptare të Futbollit e drejton një njeri i vetëm.
“Është mëse e drejtë që pas 5 mandateve ose pas 20 viteve në krye të futbollit shqiptar mendohet ose pritet nga të gjithë ndryshimi. Vetë jeta përbëhet nga ndryshimet e gjeneratës, sikurse ka ndryshime jo vetëm në jetë por edhe në institucione, apo politikë”.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që për drejtuesin e ri të Federatës së Futbollit të ketë zgjedhje transparente. “Shpresoj që këto zgjedhje të jenë sa më transparente, sa më të drejta. Nuk kam qenë në Shqipëri por lexoj që ka shumë probleme në zgjedhjet dhe të zgjidhen sa më shumë probleme e ta fitojë kush është më i miri”.
KOHA JONË SONDAZH

