Erjon Braçe: Edi Rama, sjellje të gabuar me median

Erion Braçe nuk është në një mendje me kryeministrin e vendit sa i përket ofendimeve që ky i fundit i drejton ndaj gazetarëve.

I pyetur në emisionin “Kolaudim” të IN TV, se çfarë mendon për ofendimet që zoti Rama iu ka adresuar gazetarëve, ai është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtyre ofendimeve.

“Unë e quaj te papërshtatshme sjelljen e kryeministrit me punëtorët e medias.

Punëtori i medias gjithmonë duhet të respektohet nga mëngjesi deri në darkë”, është shprehur Braçe.

Por kur vjen puna tek “të tjerët” ose tek ca pronarë mediash, zoti Braçe ndryshon mendim, ai shprehet se ata meritojnë çdo ofendim të mundshëm.

“Ka ca të tjerë pastaj që unë mendoj se meritojnë çdo sjellje dhe për ca pronare mediash që ndërhyjnë deri në politikën editoriale që për mua është vendimmarrje e një bordi gazetarësh”, është shprehur Braçe.

VIDEO

https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1643675899024445/

SHKARKO APP