Erjon Braçe: Një pyetje për Berishën, kush është pronari?

Nga Erjon Braçe-

Kush janë pronarët e koncesionit të ngjyrosjes së hidrokarbureve?

Një përgjigje e pres nga Sali Berisha-ai ishte i pari vendimmarrës, madje ekskluziv për këtë rast, vetëm 2 muaj para se te linte pushtetin perfundimisht;

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përgjigje e pres nga Ridvan Bode-ai ishte pergjegjesi direkt per ndjekjen e procedurave “ligjore” per dhenien e ketij sherbimi me koncesion deri tek kontrata;

Swiss Digital Mobile Reklama

Një përgjigje e pres nga Kryetari i Gjykates Kushtetuese-ai ka shqyrtuar padine kunder ketij koncesioni, ku pala e interesuar ka qene direkt pronari i kontrates se koncesionit;

Një përgjigje e pres edhe nga Tefta-ajo eshte ankuar pa fund për presionin tim ndaj grupit tim parlamentar, pastaj ndaj Gjykatës Kushtetuese, per vendimin në favor të interesit publik; Tefta mos u mërzit, unë nuk e besoj dot këte historine me Entelën, i rri ngushtë shumë, qoftë funksioni, qofte përqindja e aksioneve.

Në fund;

Nje pergjigje e pres edhe nga ambasadori i Izraelit ne kete vend-ai ka dijeni te qarte per pronarin e kontrates se koncesionit.

Secili prej tyre e njeh pronarin real të kontratës së konçesionit të markimit të karburanteve.Por po heshtin!

I kuptoj shume mire!!

Eshtë tejet e veshtirë për Ata, të shpjegojnë një sërë rrethanash të sikletshme qe lidhen me kontraten e ketij koncesioni-deri ne ikjen e Sali Berishes nga pushteti, mbrojtjen e saj më pas, në një perpjekje te qeverise se re per tu çliruar prej saj.

Ceshtja behet edhe me e komplikuar pas shtatorit 2015,

kur ka ndodhur transferimi i madh i kuotave te kompanise qe zoteron kontraten e koncesionit.

Ta themi qarte;

Assaf Alkim dhe Ismail Mulleti jane qartësisht te lidhur me qeverine e Sali Berishes, aktiviteti i tyre eshte teresisht i lidhur vetem me kete qeveri (Alkim është shfaqur në këtë vend vetëm nga viti 2006, nderkohë që Mulleti është kujdestari i pronave dhe bizneseve të PD, deri ne fund të vitit 1997-(i verifikuar); Qeveria e Sali Berishes është arsyeja përse u realizua ky koncesion-operatoret jane thjesht xhepa qe mbushen me parate qe shqiptaret e zakonshem konsumatore dhe sipermarres, paguajne si taksa te fshehta per ta, jo per buxhetin e shtetit.

Por pas transferimit te kuotave problemi eshte zmadhuar;

Eshte e pamundur te kuptosh se kush eshte pronari tani! Dikush që qarkullon, raportohet i perfshirë në trafiqe maramendese-droge posaçërisht, pastrim parash gjithashtu, të tjera veprimtari kriminale.

Ndaj duhet menjehere te shumefishohet perpjekja per te gjetur pronarin e vertete te ketij koncesioni.

Deri atehere;

Duhet pezulluar kontrata!!

Mbi kompanite e importit te hidrokarbureve, duhet vendosur menjehere detyrimi për të sjelle prej importit hidrokarbure te ngjyrosura sipas specifikimeve teknike te vendosura nga institucionet pergjegjese te shtetit!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?