Erjon Braçe thotë se do pranonte të kandidonte për në Bashkinë e Tiranës

Erjon Braçe, deputet i PS-së dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ka qenë i ftuar në emisionin “Oktapod”, ku ka folur për situatën politike në vend.

Braçe është pyetur ndër të tjera, nëse do të pranonte të ishte kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë, raporton Respublica.

Ai i është përgjigjur: “Po, por për punë. Jo për ofiq”. I pyetur më tej, se përse z. Rama, kryeministri, nuk e bëri ministër, deputeti në fjalë i është përgjigjur: “Po ju dukem më pak se ministër, gaboheni”.

SHKARKO APP