Erjon Veliaj pritet të marrë detyrën më 20 Korrik

Erjon Veliaj, fituesi i garës për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut më 20 korrik.

Duke u bazuar në atë që përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por edhe të ecurisë që pritet të kenë procedurat e ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati më i afërt kur Erion Veliaj mund të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës është data 20 korrik.

E vetmja parti që ka ankimuar rezultatin e një qendre votimi në Tiranë, është Aleanca Demokratike.Ky ankimim sjell edhe shtyrjen e certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë për kandidatët fitues të zgjedhjeve të 21 qershorit.

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-së i duhet që të presë edhe 5 ditë të tjera animimet, për të shpallur tabelën përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve dhe më pas të bëjë certifikimin e të gjithë kandidatëve fitues në 36 bashkitë e vendit dhe të Erion Veliaj si fitues i Bashkisë së Kryeqytetit.

Në zgjedhjet e 21 qershorit kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj mori 53.6% të votave kundrejt  39.0% të vota që mori kandidati i APPD, Halim Kosova, rezultat i cili e shpalli atë fitues të garës për Tiranën.

SHKARKO APP