Erli Murati: Mjafton mos vidhni të tenderi, pasi edhe Unaza ndërtohet, edhe banorët strehohen!
Nga Erli Murati
Çështja e banorëve të Unazës së Re nuk është problem ligjor, sepse në Shqipëri janë 450 mijë ndërtime TE PALIGJSHME.
Problemi është mbi të gjitha social: të gjithë e duam mbikalimin e “Shqiponjës”, por ai s’mund të ndërtohet duke hedhur 2 mijë njerëz në rrugë. Shteti duhet t’u japë zgjidhje atyre, pastaj të ndërtojë veprën publike.
Nëse kemi të bëjmë me problem ligjor, atëherë duhet të shemben të gjitha komplekset rezidenciale ku jeton e 2/3 e deputetëve të parlamentit, sepse ato janë ngritur jo mbi tokë truall, por mbi ullishte, fusha bujqësore dhe kodrat e kurorës së gjelbër të Tiranës.
Do të mjaftonte vetëm 1/10 e shumës së tenderit, pra vetëm 4 milionë euro për të ndërtuar dhe strehuar në banesa sociale të gjithë hallexhinjtë e Unazës së Re.
Mjafton që politika të mos vjedhë: edhe Unaza ndërtohet, edhe banorët strehohen./facebook/