Ermir Gjinishi sfidon Karlo Bollinon: Mos shpif si Rama. Më trego një dokument për akuzat që lëshon ndaj meje?
Ermir Gjinishi, kandidat i LSI-së në Elbasan ka reaguar ndaj akuzave që gazetari Karlo Bollino ka bërë në adresë të tij. Bolino është shprehur se Gjinishi është një person i arrestuar më parë.
Në një reagim në Facebook, Gjinishi shprehet se Bolino duhet të tregojë një dokument se ku i bazon akuzat e tij. “E sfidoj publikisht këtë shpifës të ulët, të publikojë çdo dokument zyrtar brenda apo jashtë vendit që vërteton nëse unë kam qenë ndonjëherë i arrestuar diku”,- shprehet Gjinishi.
Reagimi i plotë i Ermir Gjinishit në Facebook:
Paragjykimet dhe shpifjet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye – thotë Volteri.
Më thanë se Bolino, hjeksi publik i Ramës, më paska lakuar emrin te emisioni i Eni Vasilit.
Shpifës dhe intrigant i ulët.
Unë nuk kam qenë asnjëherë i arrestuar apo i akuzuar nga asnjë shtet në botë, aq më tepër nga SHBA.
Ndoshta hjeksi i qeverisë më të korruptuar të cilësuar pikërisht nga SHBA, për shkak të njohjes së dobët të gjuhës shqipe, nuk ka arritur ta kuptojë siç duhet librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Lexoje që të iluminohesh Bolino.
E sfidoj publikisht këtë shpifës të ulët, të publikojë çdo dokument zyrtar brenda apo jashtë vendit që vërteton nëse unë kam qenë ndonjëherë i arrestuar diku.
Karlo! E kuptoj nervozizmin tënd. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë ishulli i pastrimit të parave të klanit Santapaolo të Catanias në Sicili apo Ciancio Sanfilipos.
Prandaj 25 prilli jua ka prishur qetësinë.
Lista e kandidatëve të LSI, Qarku ELBASAN
1.MONIKA KRYEMADHI
2.ALTIN TOSKA
3.ERMIR GJINISHI
4.VLADIMIR MUKA
5.SOKOL SKURA
6.MIRANDA RIRA
7.MIMOZA TRIMI
8.KLAUDIA KRASNIKA
9.DYLBER DERVISHI
10.SINDI LALOSHI
11.ARTUR TOPI
12.FRANKO HAKILJA
13.SINDI QAFLESHI
14.SAIMIR KUMRIJA
15.EMIRJAN MEKSHI
Qarku FIER