Ermira Mehmeti flet për skandalin seksual në parlamentin e Shqipërisë dhe përlotet (VIDEO)

Deputetja shqiptare e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka folur në parlamentin e Shqipërisë për skandalin seksual në të cilën ajo u përfshi pak javë më parë.

Mehmeti ka folur në një Konferencë Vjetore për barazinë gjinore, ku të pranishëm ishin deputete femra të Kuvendit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së saj, ajo është përlotur, duke thënë se kanë dashur ta përbaltin me një bisedë të montuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më futën në baltën e të dënuarës. U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq. Deshën të më shkatërronin për pesë minuta. Përgjimi ishte diçka e montuar tërësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 15 vitesh në politikë, po marr një goditje vetëm pse guxova të flas hapur. Kam kritikuar politikat e një qeverie jodemokratike. Jam ende duke e vuajtur traumën e kësaj ngjarje”, ka thënë ajo mes lotëve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lhVHDXV_trk&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?