Ermonela Felaj jep njoftimin për deputetin e PS, Alqi Bllako: Kuvendi shpall vakancën e njofton KQZ-në

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i ka njoftuar deputetët në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë.

 

Kuvendi tashmë do të shpallë vakancën e do t’ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullent të plotë dorëzon mandatin.

Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron.

Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

SHKARKO APP