Ervin Bushati: PD, teatër politik në Komisionet Hetimore

Deputeti socialist, Ervin Bushati shprehet se opozita po shfrytëzon për teater politik objektin e punës së Komisionit Hetimor për “Serverin e Tatimeve”.

“Komisioni që ngrihet perseri, per here te tretë dhe dosja e mbyllur e Prokurorise per “Serverin e Tatimeve”, e ka lene opoziten pa argumente  ndaj opozita  nuk kerkon me thelbin e problemit por merret me detaje anesore dhe qesharake”, shprehet Bushati përmes një statusi në Facebook.

Sipas tij,  opozita nuk respekton vullnetin e vazhdueshem të mazhorancës per te nxjerre ne shesh te verteten se: “Çfarë cenimi sigurie dhe papergjegjshmerie te perseritur dhe te vazhdueshme ka pasur nga qeveria e vjeter per te dhenat me te rendesishme financiare te sistemit tone ekonomik, dhe te biznesit te ndershem shqiptar qe beson ne nje shtet te pergjegjshem dhe transparent”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Per mazhorancën e sotme eshte kriminale papergjegjshmeria per te mos audituar dhe garantuar asnjehere ne 8 vite truri elektronik i ekonomise dhe financave te shqiptareve”, përfundon Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?