Ervin Salianji kërkon lirimin nga burgu
Me fjalët më të mira, kështu është shprehur institucioni në burgun e Fierit. Këtë të hënë u mbajt seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv.
Gjykata njoftoi se në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti. Ervin Salianji po vuan një dënim pas vendimit përfundimtar në çështjen e njohur si “Babale”.
Salianji ka kërkuar që të dalë nga qelia, tre muaj përpara afatit. Qysh prej fillimit ai e ka cilësuar burgosjen e tij si “politike”, ndërkohë që paraqiti kërkesën e tij para togave të zeza që të mos e “zërë vjeshta” në qeli. Ai u arrestua në shtator 2024 dhe tashmë janë bërë 9 muaj prapa hekurave, ndaj kërkon që dënimi i tij 1-vjeçar me burg të përfundojë para kohe dhe ai të qëndrojë 3 muajt e mbetur në provë.
KOHA JONË SONDAZH

