Ervin Salianji nuk del nga burgu, Gjykata e Lartë refuzon rekursin

Ervin Salianji do të kalojë dënimin prej 1 viti në qelinë e burgut të Fierit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit. Seanca u zhvillua në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, nga një Kolegj Penal me relator Sokol Binajn dhe anëtarë, Sandër Simonin dhe Ilir Panda.

Salianji kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit ose shtyrjen e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që, është dënuar me vendim të formës së prerë një deputet i Kuvendit, për një denoncim publik të kryer në vitin 2018. Në kërkimin e tij, ish-deputeti pretendon se zbatimi i vendimit do t’i sillte pasoja shumë të rënda, jo veç humbjen e mandatin, por edhe pengesë për të kandiduar në zgjedhjet e vitit 2025.

Të njëjtën kërkesë Salianji e ka depozituar edhe në Gjykatën e Tiranës. Ish-deputeti shkoi në burgun e Fierit një javë më parë, në zbatim të vendimit të Apelit, që la në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në bashkëpunim, në dosjen “Babalja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?