Ervin Salianji: Opozita është sakrificë, betejën e kemi me PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetarja e PD, Korçë, Ledina Aliolli kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në muajin shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike. Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.

Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë. Pa disktuim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërksa? Të dëmtohet PD në opozitë?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?