Ervin Salianji pyet Artur Bushin: A quhesh edhe Kastriot Cakoni? Je dënuar për prostitucion?
Një ditë pasi Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi largimin e Artur Bushit nga posti i kryebashiakut të Krujës, sot në një deklaratë për mediat nga selia blu, i ka adresuar disa pyetje kryebashkiakut socialist.
Sipas Salianjit, Artur Bushi ka fshehur të dhënat e tij në formularin e vetëdeklarimit për ligjin e Dekriminalizimit dhe ka shtruar disa pyetje që meritojnë përgjigje, pas akuzave të forta se Bushi ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali dhe përdorte emrin Kastriot Cakoni.
Deklarata e Sekretarit të Aksionit Qytetar, Ervin Salianji
Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të Bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave.
Me gjithë shqipen problematike shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar Bashkie, Bushi ka reguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet, por sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij.
Pyetjet për Bushin e Edi Ramës, ishin dhe janë të thjeshta:
A e keni përdorur emrin Kastriot Cakoni?
A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me këtë identitet, me emrin Kastriot Cakoni?
Kryetari i Ramës në Bashkinë Krujë i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme.
Ndaj i bëjmë thirrje Prokruroisë të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë.
Dekriminalizimi duhet dhe do të funksionojë.
Askush nuk do të mund ta pengojë atë. Zyrat do të çlirohen nga krimi, dhe pushteti do u kthehet qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

