Ervin Salianji: Rama dhe McGonigal bënë lëmsh gjithë dynjanë, ndërsa Komisioni i Sigurisë merret me sporte

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë foli për çështjen e McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama.

Salianji tha se kjo çështje bëri lëmsh gjithë dynjanë, ndërsa komisioni i Sigurisë merret me ngjarje sporti.

Komisioni i Sigurisë sa herë që ka ngjarje që kanë të bëjnë me sigurinë merret me ngjarje sporti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i madh me ish-drejtorin e kundërzbulimit në SHBA dhe një rast tjetër ku policia njofton se do vijmë t’ju heqim kamerat. Kamera në gjithë Shqipërinë që nuk dihet se prej sa vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte duhet të kishim thirrur institucionet. Nëse nuk vjen ministri të japë llogari në parlament, të paktën thërrisni ndonjë punonjës të japë llogari para qytetarëve dhe para nesh.

Të kërkojmë informacionin e nevojshëm nga institucionet e sigurisë për një person që është bërë kryelajm në mediat botërore, McGonigal që në takim me kryeministrin dhe dy këshilltarë privat bënë lëmsh gjithë dynjanë. Korruptohet, jepen miliona euro vetëm për interesa politike të kryeministrit dhe kësaj qeverie. Ky komision nuk është komision që mat meritat sportive”, tha deputeti i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?