Escobar dënoi dhunën në protestë/ Berisha: Kush mendon se më dëmton mua duke mbështetur Bashën, nuk i bën llogaritë mirë

Pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për afro tre orë në lidhje me protestën e 8 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për mesazhin e të dërguar special të SHBA për Ballkanin.

Gabriel Escobar gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës” dënoi dhunë, por Berisha tha se ata që mbështesin Bashës me shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë.

”Të mbështetës Bashën është përçmim e shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën, nuk i bëjnë llogaritë mire. Është njeriu më i degraduar në politikën shqiptare”.

SHKARKO APP