Escobar mbërrin sot në Tiranë. Takime me Begajn, Ramën, grupin e Alibeajt dhe Metën
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe opozitës.
Mësohet se Escobar do të takohet së pari me Kryeministrin Edi Rama e më pas me Presidentin Begaj në orën 17:00.
Po ashtu Escobar do të takohet dhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin. Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.