Escobar pritet nga Presidenti Begaj, pjesë e takimit edhe ambasadorja Yuri Kim

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndodhet në Presidencë. Ai është takuar me presidentin Bajram Begaj, e ndërsa është i shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Ditën e nesërme Escobar do të takojë në orën 10:00 Enkelejd Allibeajn dhe më pas do takojë në seli kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?