Është gjallë apo i vrarë Ervis Martinaj? Kryepolici: Nuk flasim pa patur prova
Kur mediat raportojnë çdo ditë detaje të reja nga dosja e personazhit më popull të momentit në vend, për Ervis Martinaj, por edhe politika me deklarata bombë si ajo e Berishës, Policia e Shtetit ende hesht.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thotë se kjo çështje po hetohet, por ende nuk ka prova. ”Mund t’u them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova”.
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. ”E kemi thënë, ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa patur prova”.
Sali Berisha tha dy ditë më parë se Martinaj është vrarë dhe trupi i tij është ndaë në 6 copa.