Esmeralda Qirko: Programi i LSI zgjidhje efikase dhe e sigurt për të ardhmen e vendit!
Pata kënaqësinë të zhvilloja një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët e mrekullueshëm të lagjes “Çlirim” në qytetin e Beratit.
Shqetësimet e tyre që lidhen me papunësinë, me mungesën e arsimit dhe shërbimit shëndetësor cilësor, taksat e larta dhe mungesën e mundësive që të rinjtë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, janë dhe pikat kryesore për të cilat LSI ofron zgjidhje efikase dhe të sigurt në programin e saj qeverisës.
Berati një kryeqendër e zhvillimit ekonomik të jugut të Shqipërisë, ku të rinjtë do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu nuk është një premtim, por një objektiv madhor për të cilin nuk do të ndalemi së punuari menjëherë pas fitores së madhe të 25 Prillit.
Ne do të fitojmë në 25 Prill, sepse ne dëgjojmë zërin e qytetarëve.
LSI tre mandate në Qarkun e Beratit dhe forcë e parë fituese në çdo qendër votimi të Qarkut.