Euro bie në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 20 vitet e fundit
Euro ka rënë në nivelin më të ulët ndaj dollarit ditën e sotme pas vështirësive ekonomike që po përjeton Europa pas mbylljes së gazsjellësit Nord Stream1 dhe Gazprom të Rusisë.
Monedha evropiane ra me 0.70 për qind, kështu që paraditen e sotme një euro ishte 0.9884 dollarë.
Ky është niveli më i ulët i euros kundrejt dollarit që nga dhjetori 2002.