Eurodeputetët i kërkojnë llogari komisionerit të BE: Pse blerja e votës në Shqipëri nuk u përfshi në raportin e KE?

Në një letër publike, tre europarlamentarë i kanë kërkuar llogari Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për mospërfshirjen e blerjes së votave në Shqipëri  në raportin e Komisionit Europian 2020.

Eurodeputetët Borrell, David Lega, Michael Gahler dhe Lukas Mandl shkruajnë se shitblerja e votës është një problem serioz për vendet demokratike si dhe kusht i BE për Shqipërinë.

Raporteri për Shqipërinë në PPE, David Lega, në një postim në Twitter ka publikuar detaje nga pyetjet që i kanë dërguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian

“Blerja e votës është një problem serioz, Borrel. Sot i kërkuam Josep Borrel përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

Si raporter për monitorimin e Shqipërisë, gjithmonë do të fokusohem tek sundimi i ligjit dhe demokracia. Shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE”,- shkruan David Legla.

Pyetje me Shkrim e nënshkruar nga tre eurodeputetë :

Për: Përfaqësuesin e Lartë Borrell
Objekti: Shitblerja e votës në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri. Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.
Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundazi kanë sjellë edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura edne nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit.
Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020 deklarohet se “Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të  Shqipërisë  të pesë kushteve kryesore siç janë … fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës … përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve “.
Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’
A e ka konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës?
Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje?
Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në raportin progresin e 2020-tës?

David Lega, Suedi
Michael Gahler, Gjermani
Lukas Mandl, Austri

 

SHKARKO APP