Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan nesër në Tiranë

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.

Sipas mediave, dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në cështjen e ligjit të dekriminalizimit, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë.

Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?