Eurodeputetët të shqetësuar për plotësimin e 15 kushteve. Varhely: Më premtuan se do sillen mirë

Eurodeputetët ngrenë me shqetësim në Parlamentin Europian për 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria “Rama”.

“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë”, ishte pyetja që eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhely.

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në video-konferencë nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri, ndërkohë që ky është kusht për çeljen e negociatave. “Raportet e Reporterëve pa Kufij, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes video-konferencës ishte edhe zoti Edi Rama,” tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet anti-shpifje, Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?