Eurodeputeti austriak: Shqipëria progres minimal gjatë 2014

 

Eurodeputeti socialdemokrat austriak, Eugen Freund, konsideron, se Shqiperia ka bere shume pak progres ne vitin 2014 per te plotesuar kriteret kyçe te integrimit europian. Kete qendrim ai e ka shprehur edhe gjate debatit per rezoluten per Shqiperine  te aprovuar nga Parlamenti Europian. Ne nje interviste eskluzive per ABC News, Eugen Freud, anetar i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian shtjellon qendrimin e tij per Shqiperine:

Perse konsideroni, qe ka shume pak progres per Shqiperine ne raportin e progresit per Shqiperine  te vitit 2014?

Ajo qe me beri pershtypje ne progres-raportin e vitit 2014, eshte qe ka çeshtje shume te rendesishme per Bashkimin Europian, qe nuk jane zgjidhur dhe behet fjale per te njejtat çeshtje edhe ne raportin e vitit te kaluar, si dhe ne vitin qe i paraprin atij. Ndaj une shtrova pyetjen, nese ne mund te flasim vertet per nje raport progresi, kur ka kaq pak progres ne çeshtje kaq te rendesishme.
Cilave çeshtje i referoheni : luftes kunder krimit te organizuar, luftes kunder korrupsionit, pavaresise dhe efikasitetit se sistemit te drejtesise, qe jane edhe kriteret kyçe per hapjen e negociatave te anetaresimit  te Shqiperise ne Bashkimin Europian. 
Nese nje vend deshiron qe te behet anetar duhet te permbushe kriteret qe mund t’i quaje tashme tradicionale. Per ne forcimi i sistemi i drejtesise eshte shume i rendesishem. Ai duhet te jete i pavarur dhe i depolitizuar. Gjithashtu shume te rendesishme jane te drejtat e njeriut dhe liria e shtypit. Dhe sigurisht qe e flasim gjithashtu per luften kunder korrupsionit. Lufta kunder korrupsionit eshte nje çeshtje prezente ne te gjitha raportet e progresit per Shqiperine. Ne insistojme ende mbi kete, sepse kjo çeshtje e pazgjidhur. Niveli i korrupsionit ne vendin tuaj eshte ne nje shkalle te papranueshme per nivelin europian. Ajo qe mungon  ne vend eshte  nje shtyse e vertete  per reformat dhe ndergjegjesimi i  shoqerise qe nuk mund te pranohet te jetohet ne nje vend i korruptuar, ku gjyqesori nuk eshte i pavarur dhe ku te drejtat e njeriut nuk respektohen dhe te behesh anetar i BE-se. Kjo nuk funksionon. Keto çeshtje duhen zgjidhur nje here e pergjithmone.

 

 

Kryeministri i Shqiperise konsideron se Shqiperia i ka plotesuar kriteret per hapjen e negociatave te anetraesimit dhe ai i ka kerkuar komisionerit Johannes Hahn qe ne vjeshte te mos kete shtesa kati rruges. A mendoni, se Shqiperia eshte gati?
Nuk e di, sepse nuk e di se ç’do prezantoje Kryeministri. Nuk e di se sa do te ndryshoje raporti i tij ai nga raporti qe u aprovua nga Parlamenti Europian. Le te shohim. Une kam punuar si gazetar per 40 vjet dhe kam pare shume premtime te bera nga politikanet, qe nuk jane permbushur. Do te isha i befasuar por pozitivisht i befasuuar, nese kryeministri vjen me nje raport ku jane permbushur te gjitha kriteret  per te cilat po flasim.

SHKARKO APP