Eurodeputeti grek takon Fredi Belerin në burg: Lirimi i tij prioritet në Bruksel. Po pengoni anëtarësimin në BE

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis vizitoi këtë të martë qytetin e Himarës, ku kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Mësohet se ka vizituar edhe vetë Belerin në burg.

“Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e Himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qënë kryebashkiaku juaj”, tha eurodeputeti.

Nga ana tjetër eurodeputeti grek u shpreh se mënyra se si kjo çëshjte po trajtohet, do të ketë ndikimin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. ”Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në BE, Greqia ka ndikim të madh në Këshillin Europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e shqipërisë në BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim eurodeputeti grek, Kefalogianis, ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos. Në krah të tyre qëndronte gjithashtu djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?