Eurodeputeti: Nga Shqipëria asnjë informacion për dosjen 184 dhe 339
Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian në diskutimete tij për situatën aktuale në Shqipëri ka folur edhe për shitblerjen e votës.
Michael Gahler, zëdhënësi i Partive Popullore Europiane dhe eurodeputet i CDU ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.
“Nuk po listoj të 15 kushtet, por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çështje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria, por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet anëtare kanë apeluar që në këto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të këtyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”,- tha ai.
Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Koordinatori i PPE, Michael Gahler tha se do të ngrinte edhe çështjen e reformës në drejtësi. “Tani që është publikuar opinioni i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese. A do të mbështesim ne tashti rekomandimin e Venecias për një rishikim të reformës në drejtësi?”,- tha euro deputeti.
KOHA JONË SONDAZH

