Eurodeputeti, Zimniok Berngard: Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar dhe me krim të organizuar

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka diskutuar sot për situatën aktuale në Shqipëri. Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Eurodeputeti Zimniok Berngard tha se nuk ishte i bindur nëse Shqipëria do të plotësonte kushtet për hapjen e negociatave.

Ai deklaroi se Shqipëria është cilësuar si një nga vendet më të korruptuara dhe me nivel të lartë të krimit të organizuar. “Nuk jam i bindur se Shqipëria do t’i implementojë reformat e nevojshme për hapjen e negociatave… Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar dhe me krim të organizuar të lartë”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa eurodeputeti David Lega është shprehur se “qeveria “Rama” tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE”,- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian ndër të tjera u diskutua çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Përfaqësuesja e Komisionit Angelina Eichorst u shpreh se i është  kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve. Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar reformës zgjedhore.

Eurodeputeti Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrore e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”,- tha Mariani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?