Eurodeputetja socialiste kundër Ramës për ligjin e Antishpifjes. Dënon ashpër cenimet e lirisë së medias në vendin tonë
Projekt-raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze Isabel Santos dënon me fjalët më të ashpra cenimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet antishpifje të qeverisë Rama, i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.
Nga projekt-raporti i eurodeputetes Isabel Santos për Shqipërinë:
Thekson nevojën për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar.
Thekson me shqetësim mungesën e progresit të lirisë së shprehjes dhe të pengesave për funksionimin e duhur të medias të pavarur.
Bën thirrje për rëndësinë e garantimit të gazetarisë cilësore dhe shkrimit mediatik për funksionimin e demokracisë dhe për të sulmuar keqinformimim.
Dënon dhunën, intimidimin, fushatat e njollosjes dhe presionik tërthorazi politik e ekonomik kundër gazetarëve, që kufizon lirinë e medias, shkakton vetcensurim dhe cenon përpjekjet për zbulimin e korrupsiomit dhe krimit të organizuar;
Shpreh shqetësimim e thellë për mekanizmat e propozuar tek p/ligji i medias dhe mirëpret zotimim për të miratuar ndryshimet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.