Eurokomisionerja në Elbasan për Ditën e Verës: Projektet e financuara nga BE do të vijojnë

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka vizituar qytetin e Elbasanit. Ajo tha se ka vizituar disa projekte në këtë qytet dhe është takuar me nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri”. Kos nënvizoi se projektet në Elbasan të financuara nga BE do të vijojnë.
”Është kënaqësi që kam ardhur në këtë qytet ditën e verës. Ka qenë kënaqësi se kam pasur mundësi të shkoj në disa projekte shumë të rëndësishme që financohen nga BE. U takuam së pari në punishte me ato gra që bëjnë qilima të mrekullueshëm. Biseduam për të shkuarën e tyre dhe pastaj shkuam në një projekt tjetër që ndihmon gratë e dhunuar, ishte e vështirë dhe inkurajuese e që biseduam me to. Dhe gjëja më e bukur ishte që shkuam në shkollën “Dhaskal Todri” dhe biseduam me ata nxënës të mrekullueshëm. Do të përpiqemi që këto fonde të vijojnë se secili bën një punë të mrekullueshme. Ai që kam më fort për zemër është ai që ka të bëjë me rininë”, tha Kos.
Sa i përket integrimit, zonja Kos shprehu besimin se së shpejti Shqiperia do të bëhet vendi i 28-të i Bashkimit Europian nëse vijon me të njëjta ritme. Në dorë ajo mbante dy verore, që i konsideroi si fatsjellëse; një për BE dhe një për Shqipëri.
”Dje u takova me aktorë të ndryshëm dhe mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme. Ka ende shumë punë e reforma për të bërë, por nëse është ritmi i tanishëm do të përfundojë në 2027. Besoj që së shpejti, por ka ende detyra shtëpie për të përfunduar. Në Bashkimin Europian të mos jetë me 27 vende anëtare, por shpresoj që Shqipëria të bëhet vendi i 28-të”.