Euronews: Tensionet janë në rritje në Maqedoni
Euronews raporton se tensionet në Maqedoni janë në rritje që prej nisjes së publikimit të përgjimeve nga opozita. Për atë që ndodh në Kumanovë, rrjeti televiziv thotë se shqiptarët kërkojnë te kenë të drejta ashtu si maqedonasit. “Policia maqedonase ka nisur një operacion në qytetin etnikisht të përzier verior të Kumanovës kundër njerëzve të armatosur dhe të uniformuar që besohet të jenë shqiptarë etnikë. Një fotograf i Reuters tha se njësi speciale policore dhe automjete të blinduara kanë mbyllur një zonë të tërë të Kumanovës, rreth 40 km në veri të kryeqytetit të Shkupit, ku kjo zonë njihet që ka pasur luftime gjatë kryengritjes shqiptare në 2001. Tensionet kanë qenë në rritje në vend pasi që opozita fajësoi koalicionin qeverisës konservatore e një përgjimin masiv të fushatës. Një parti shqiptare etnike është pjesë e koalicionit qeverisës, por ekstremistët brenda në zonën e Kumanovës kanë kërkesa se pakica etnike nuk gëzon të njëjtat të drejta si sllavët maqedonas. Muajin e kaluar një grup i armatosur që pretendojnë të jenë anëtarë të një force rebele etnike shqiptare mori një post kufitare në kufirin me Kosovën dhe pastaj u tërhoq nga zona”, raporton Euronews.