Berisha: Rama të mos guxojë të lëvizë drejtim nga BE

Nga fushata për kreun e PD në Lezhë, Sali Berisha tha se ishte Edi Rama i cili bllokoi statusin e Shqipërisë në BE, si edhe paralajmëron kreun e qeverisë që të mos ndryshojë drejtimin e Shqipërisë, pasi sipas tij drejtimi është veç se Europa.

“Nuk u ndal ndonjëherë treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin para zgjedhjeve. Mos harroni se Edi Rama ai që bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit.

Shumë shqiptarë menduan se nuk e ka kundër Europës po se ka kundër për të mposht Berishën e për të fituar zgjedhjet.

Por kush janë hapat këto 8 vite? Asnjë. Dhe tani del e thotë në Bruksel “po nuk na e dhatë, do të shohim drejtimin”.

Drejtimin po ja themi këtu. Mos gabo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër. Drejtimi ynë është vetëm Europa e Bashkuar vetëm Bashkimi Europian”.

SHKARKO APP