“Europa Nostra” mesazh artistëve pas shembjes së Teatrit: Vlerësim për betejën tuaj heroike

Nje ditë pas shembjes se Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një mesazh nga organizata më e rëndësishme e Trashegimisë Kulturore në Bashkimin Europian.

Duke i vlerësuar artistët për betejen heroike, në mesazh theksoshet se “Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Mesazhi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur Miq,

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?