Europa “noton” në kokainë

Sipas raportit të Observatorit Europian mbi Drogën dhe Varësitë që analizoi situatën e 27 vendeve të BE-së si dhe të 2 vendeve si Norvegjia dhe Turqia, Europa ”noton” në kokainë.

Gjatë dyvjeçarit pandemik, përdorimi i drogës nuk ka shteruar kurrë, ku muajt e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe për shkak të lehtësisë me të cilën tashmë këto lëndë ilegale mund të gjenden në treg.

“Lëndët narkotike nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të aksesueshme, aplikacione në social media dhe kriptovalutat duken instrumentet më të përdorura”, deklaron Alxis, Goosdeel, drejtori i Observatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kokaina mbetet “mbretëresha” e trafikut të drogës në Europë dhe jo vetëm. Tregu i saj në BE, shkon deri në 13 miliardë euro, rreth 1/3 e të gjithë trafikimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?