Eva Buzo nga Italia në Shqipëri me not për 35 orë, kryeparlamentarja Spiropali: Na emocionoi të gjithëve

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përshëndetur Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut. Ajo tha se Buzo dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve.

”Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë. 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve”,-thuhet në mesazhin e Spiropalit.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë Shqiptare e cila, sfidën të cilën e la në mes vitin e kaluar për shkak të komplikacioneve , sot rrugëtimin e ka përfunduar, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Postimi i plotë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut: 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që na emocionoi të gjithëve! “Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë. 92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve!”.

SHKARKO APP