Evi Kokalari: Nëse Yuri Kim ka prova, të shkojë dhe t’i tregojë në Kongres

Nuk ka munguar reagimi nga aktivistja Evi Kokalari pas deklaratës së ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ku sot për ”TCH”, tha se SHBA-ja nuk do të angazhohet me askënd që është shpallur ”non-grata” nga Sekretari i Shtetit.

Në një prononcim për ”Syri.net”, Kokalari tha se nëse Kim ka prova për ish-kryeministrin Sali Berisha, të shkojë dhe t’i tregojë në Kongres.

”Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato prova, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet”.

SHKARKO APP