Evis Kushi: Rama i vetmi që ka vizionin për të bërë Shqipërinë e së ardhmes
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, nga sheshi Skëndërbej, ku u hap fushata e PS-së u shpreh se Rama është i vetmi person që ka energjinë dhe vizionin për Shqipërinë e së ardhmes.
Evis Kushi: Edi Rama ka shumë gjëra të mira dhe gjëra që mund t’i kritikosh. Por ai ka energjinë që të gjithë ai njohin. Ai ka energjinë dhe vizion për të bërë Shqipërinë e të ardhmes dhe nuk tërhiqet asnjëherë.
Prandaj kam besim që Elbasani dhe gjithë Shqipëria do të votojë për njeriun e punë dhe jo për njerëz që janë kartë e djegur.