“Exit-Poll”: Në Tiranë kryeson Veliaj, në Shkodër Ademi, në Durrës Dako
Kompania IPR Marketing ka dhënë për Ora News rezultatet e para të Exit Pollo të zhvilluar në Tiranë , Durrës, Shkodër deri në orën 16:00. Më pas këto rezultate do të përditësohen në vazhdim.
Exit Poll paraprak Në Tiranë për votimin deri në orën 16:00: Erion Veliaj 50.5 – 54.5 % Halim Kosova 38- 42%Në Durrës kuotohet Vangjush Dako 50- 54 %, kundrejt Grida Dumës 46-50%
deri ne oren 16:00
Exit Poll në Shkodër: Fitues deri në orën 16:00
Ndërkohë Ora News denoncoi se komisionerë partive politike por dhe përfaqësues të partive politike në disa zona, në Shkodër dhe në Tiranë bënin presion ndaj studentëve dhe personave të angazhuar për të realizuar Exit Poll-in e organizuar nga IPR Marketing dhe Ora News që do të transmetohet në orën 19:00 në Ora News.
Situata e cila u vu re gjatë paradites u qetësua rreth orës 12:00 kur grupet e punës janë lejuar normalisht të vijonin punën.
Më 21 qershor 3 milionë e 382 mije shqiptarë u thirrën për të votuar për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre.
Mbi 60 parti politike janë në kandidim, mijëra këshilltare dhe qindra kandidatë për kryetarë bashkie.
Ora News do të monitorojë me paanshmëri të plotë gjithë procesin zgjedhor dhe do të raportojë në kohë reale me rreth 200 vetë të shpërndarë në gjithë territorin e Shqipërisë, të gjitha ngjarjet e asaj dite në një transmetim maratonë që nga fillimi i procesit të votimit dhe deri në mbyllje të numërimit të votave për të shpallur fituesin.
ORA NEWS