Exit Poll për koalicionet: E majta fiton në Tiranë e Durrës, në Shkodër e djathta
Rezultatet paraprake të Exit Poll të IPR Marketing dhe Ora News për koalicionet parashikojnë një fitore të koalicionit të majtë në Durrës dhe në Tiranë ndërsa në Shkodër kryeson koalicioni i djathtë.
Projeksioni i dytë i IPR Marketing dhe Ora News për votimin deri në orën 18:00 dhe që u bë publik në orën 20: 30 në Tiranë Aleanca e Shqipërisë Europiane ka të njëjta shifra 58.0- 62.0 ndërsa Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka një rritje të vogël prej 1 %.
Në Durrës projeksioni i dytë për ASHE-në në krahasim me projeksionin e parë ka një rritje prej 1% ndërsa APPD ka një rënie prej 1 %.
Exit Poll i IPR Marketing &Ora News për koalicionet për votimin deri në orën 16:00 dhe i bërë publik në Ora News në orën 19: 00
Tirane: ASHE 58-62% dhe APPD 34-38%
Durres: ASHE 55-59% dhe APPD 40- 44%
Shkoder ASHE 43-47% dhe APPD 49- 53%