FA: “Mushkonja”e Berishës është avion ushtarak në stërvitje
Avioni që është fotografuar të fluturojë mbi Bazën Ajrore të Gjadrit është ushtarak dhe është pjesë e e një stërvitjeje të një vendi aleat.
Pak orë pasi ish kryeministri Sali Berisha postoi në facebook një foto të avionit me mbishkrimin “Ne Gjader, mushkonja e hashashit po kerkon pisten!” , reagon përmes një deklarate Shtabi i Përgjithshëm i FA-së.
Deklarata: “Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiron të informojë opinionin publik për një avion që është parë të fluturojë mbi Bazën Ajrore të Gjadrit. Avioni ushtarak tip c-130J pjesë e një stërvitjeje të një vendi aleat, ka hyrë në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë në Gjirokastër në orën 13:15, ka fluturuar deri në Shkodër, dhe më pas është kthyer për të dalë nga hapësira jonë ajrore në Korçë, në orën 14:54.
Kjo stërvitje e aleatëve do të vijojë deri në mesin e muajit nëntor. Shtabi i Përgjithshëm i siguron qytetarët mbi ligjshmërinë e këtyre lëvizjeve dhe kërkon mirëkuptimin e tyre pasi vendi ynë tashmë është një rajon gjithnjë e më i preferuar për stërvitje nga aleatët”

KOHA JONË SONDAZH

