Fabian Topallaj: Keshilli Bashkiak i Tiranës të shpërndahet si Shukriu!

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashshkiak të Tiranës u shoqërua me debate. Këshilltarët demokratë shprehën shqetësimin për mos mbledhjen sipas ligjit të Këshillit.

Fabian Topallaj nga Partia Demokratike tha se Këshilli është në prag të shpërndarjes si Shukriu i Peshkopisë apo Koço Kokëdhima. Kreu i këshillit, socialisti Aldrin Dalipi e cilësoi të turpshme krahasimin.

Topallaj: Ne e kemi detyrim të mblidhemi një herë në muaj. Nuk po mblidhemi. Jemi në kushtet e shpërndarjes njësoj si Shukriu i Peshkopisë, njësoj si Koço Kokëdhima apo kryetari i Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aldrin Dalipi: Në qoftë se krahason këtë këshill me personazhe të tillë është turp dhe faqe e zezë për ty. Ti e fyeve këtë këshillë dhe ke fyer të gjithë këshilltarët duket e krahasuar me një person të pistë. Kërkoju ndjesë këshilltarëve me atë që the.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?