Fahri Balliu në ”TPZ”: Edhe tani që u kujtua SHBA për opozitën, zgjodhën njeriun e qeverisë (Lulzim Basha)
Për vizitën e të dërguarit special të SHBA-së në Tiranë, Fahri Balliu thotë se takimi me Lulzim Bashën ishte një gjë normale, për shkak se ai është kryetar i PD, megjithatë nënvizoi se amerikanët edhe kur u kujtuan më në fund për opozitën, sërish zgjodhën Lulzim Bashën, që është afër me qeverinë.
”Tani që u kujtuan për opozitën, kanë zgjedhur sërish njeriun që është më afër me qeverinë. Kemi dy plane, një plan të brendshëm të ngritur nga media qeveritare që është pranë Bashës, që Escobari po vinte me kosore, me fletëarresti.
Zotëria është korrekt në detyrën e vet. Tregoi se në preferencë të tij është kryetari i opozitës, sepse ai është kryetar i PD. Ai thotë do të vish në Washington dhe nuk e di që, në datën 11 ai (Basha) ka një problem tjetër.
Gjithë këtë e shkakton papjekuria e shoqërisë shqiptare dhe militantizmi i tepruar. Duke përmendur korrupsionin, këtu kryetari i kryetarit të kryetarëve të korrupsionit është kryetari i qeverisë”, tha ndër të tjera Balliu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.